Për shumë qytetarë libri është kthyer në mikun më të mirë gjatë pushimeve verore. Ndryshe nga një vit më parë këtë vit kanë qënë të shumtë personat që kanë blerë libra për të lexuar gjatë kësaj vere.

Edmir Djepaxhija pronar i një librarie në qytetin e Shkodrës thekson se pjesa më e madhe e personave që kanë blerë libra kanë qënë emigrantet.

Duket se edhe të vegjlit kanë treguar një kujdes të veçantë për të qënë në kontakt me librin edhe gjatë pushimeve këtë vit.

Ndër librat të cilët preferohen më së shumti të lexohen gjatë pushimeve mbeten romanet, novelat apo dhe librat artistik.