Pas diskutimeve të shumta në lidhje me fletën e votimit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit Kolegji Zgjedhor vendosi që kandidatët në fletët e votimit të indetifikohen me numra dhe jo me emrat përkatës të tyre. Qytetarët e Shkodrës shprehen se ky ndryshim i fletës së votimit i ka bërë konfuz ata.

Fleta e votimit e miratuar sipas kërkesës që partia Socialiste dha duke hedhur poshtë atë të partisë Demokratike, e cila kerkoi që fleta të ishte me emrat përkatës të secilit kandidat do të jetë 60 cm e gjerë dhe 30 cm e gjatë ku do të ketë të renditur partitë politike dhe kandidatët do të indentifikohen nëpërmjet numrave.