Rritja e çmimit të biletës së autobusit nga 30 lekë në 40 lekë të reja nuk është pritur aspak mirë nga qytetarët e Shkodrës. Qytetarët shprehen se kjo rritje nuk është normale pasi ekonomia e familjeve shkodrane është shumë e ulët.

Shërbimi që ofrohet nga linja e autobusëve nuk e justifikon çmimin që duhet të paguajmë thonë qytetarët.

Administratori i transportit urban në Shkodër, Melidion Dervishi shprehet se nga kjo rritje e çmimit qytetarët do të përfitojnë një shërbim më funksional të transportit urban ku përfshihet rritja e numrit të autobusëve. Kështu qytetarët nuk do të kenë më nevojë të presin me orë të tëra.

Vendimi i bashkisë Shkodër i miratuar nga Këshilli Bashkiak për rritjen e çmimit të biletës së autobusit pritet të hyjë në fuqi pasi të marrë ligjshmërinë nga Prefektura e Qarkut Shkodër.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, SERBO-MALAZEZ FESTOJNË KRISHTLINDJEN ORTODOKSE
Artikulli tjetërMALËSI E MADHE, 20 RASTE NË DITË NË URGJENCË