Rritja e çmimeve të ofertave të përmuajshme nga kompanitë celulare vijon të mbetet një problem shqetësues për qytetarët shkodran. Në një kohë kur kostoja e jetesës është e lartë dhe standardi i ulët, qytetarëve nuk ju duket aspak e drejtë që çmimi i ofertave celulare të jetë aq i lartë.

Qytetarët thonë se kostoja që duhet të shpenzojnë një herë në muaj për aktivizimin e ofertave telefonike është e papërballueshme, ndaj kërkojnë që kompanitë celulare të ulin çmimet.

Fenomeni i rritjes së çmimit të paketave telefonike përsëritet disa herë gjatë vitit. Një situatë e tillë rëndon xhepat e qytetarëve shkodran pasi detyrohen të shpenzojnë një kosto të tillë çdo muaj për të komunikuar përmes celularit.