
Dëmtimi I fundit i ndriçuesve të rrugëve është shënuar mbrëmjen e së hënës në zonës Gjuhadolit ne Shkodër.
Për këtë rast ka reaguar menjëherë përmes rrjeteve sociale edhe Bashkia Shkodër duke dëmtuar veprimin e papërgjegjshëm.
“Bashkia Shkodër denoncon këtë rast të shëmtuar I cili regjistrohet rishtaz në zonën e Gjuhadolit ku dëmtohen ndriçuesit rrugorë nga persona të papërgjegjshëm,” – shkruhet ndër të tjera në postimin e Bashkisë Shkodër ndërkohë që fton qytetarët të denocojnë të gjitha rastet e dëmtimit të pronës së përbashkët.
Ky rast nuk është I vetmi pasizonën e Gjuhadolit ka edhe ndriçues të tjerë të dëmtuar. Disa prej të cilëve tunden edhe sa herë fryen erë duke u bërë kështu një kërcënim i madh për kalimtarët në atë zonë. Raste të tjera të dëmtimit të pronës së përbashkët ka edhe në lulishten para godinës së Bashkisë Shkodër, si shkak i dëmtimit apo i vjedhjes është degraduar gjendja e stolave poshtë pemëve.
Stola këto që më së shumti përdoren nga të moshuarit ku mblidhen dhe luajnë gjatë gjatë orareve të ndryshme të ditës. Disa herë vetë të moshuarit apo edhe qytetarë të tjerë shkodranë kanë kërkuar identifikimin dhe ndëshkimin me gjobë të personave të papërgjegjshëm që dëmtojnë hapësirat publike por deri më tani nuk ka patur masa të marra nga institucionet përgjegjëse.
Një zonë tjetër mjaft e frekuentuar është edhe pedonalja e Molos, pranë urës së Bunës ku dëmtimi dhe shkatërrimi I stolave të lë pa fjalë. Në disa raste stolat e vendosur nga bashkia janë shkëputur tërësisht por nuk mungojnë as raste të tjera ku ëshët dëmtuar struktura e stolave të tjerë.
Në disa prej tyre është ndërhyrë nga tregtarët të cilët u kanë dhënë stolave formën e tavolinave duke I përdorur kështu për të shitur produkte të ndryshme. Në qytetin e Shkodrës ka edhe zona të tjera të cilat shfaqin të njëjta problematika,
ndërkohë që institucionet përgjegjëse akoma nuk kanë marrë masa për identifikimin e personave të papërgjegjshëm dhe ndalimin e këtij fenomeni që prish pamjen e qytetit të Shkodrës gjatë gjithë vitit.






