Një pjesë e qytetarëve shkodran i janë përgjigjur negativisht Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta për thirrjen që ai bëri për një tubim në Tiranë në 2 mars të këtij viti për të dalur sipas tij grushtin ndaj shtetit nga ana e qeverisë. Sipas qytetarëve Presidenti duhet të jetë mbi të gjitha palët dhe jo të ndërmarrë veprime të tilla si tubimi.
Ka edhe nga ata qytetarë të cilët janë pro Presidentit dhe fajësojnë qeverinë për krizën politike ndërsa të tjerë nuk duan t’ia dinë aspak për politikën dhe kërkojnë që të zgjidhen problemet social ekonomike që kanë.
Prej disa ditësh Presidenti Meta është shfaqur agresiv në deklaratat publike duke sulmuar qeverinë dhe disa prej ndërkombëtarëve ndërsa ndërmori një akt që nuk pritej duke paralajmëruar tubimin e 2 marsit. Ajo që pritet është nëse qytetarët shqiptar do t’i përgjigjen ose jo kësaj thirrje të pazakontë të kreut të shtetit.