Për shkak të rritjes së numrit të infektimeve ndaj Covid-19 çdo ditë, ekspertët e shëndetësisë në botë e shohin si të nevojshme vaksinimin e detyruar të qytetarëve.

Nga fillimi i muajit tetor në Shqipëri vaksinimi i detyruar është kërkuar për disa kategori personash si stafi mjeksor, pedagogët dhe studentët ndërkohë që së shpejti mund të bëhet i detyruar dhe për të tjera kategori. Qytetarët e Shkodrës vaksinimin e detyruar e shohin si zgjidhjen e vetme e cila do t’i jap fund situatës në të cilën ndodhemi.

Pavaresisht se akoma nuk është vënë si kusht vaksinimi i detyruar pwr tw gjithw deri më tani në qarkun Shkodër janë vaksinuar të paktën me një dozë të vaksinës mbi 76.000 qytetarë.

Ndërkohë në ditët në vijim pritet të ketë një rritje akoma dhe më të madhe të numrit të vaksinimeve për shkak se jemi në fund të muajit shtator, muaj ky që ka qënë i hapur për vaksinimin e të gjithë qytetarëve nga mosha 18 vjeç e lart.

Artikulli paraprakPËRJASHTIMI I BERISHËS/ META FLET PËR HERË TË PARË: DOKTORI ËSHTË SI VERA, SA MË I VJETËR AQ MË TËRHEQËS E DEMOKRAT BËHET
Artikulli tjetërNIS KAMPIONATI I BOKSIT, VLLAZNIA DHE TIRANA RIVALË