Edhe pse kërkohet prej vitesh të ndalet si fenomen, shitja e produkteve të shportës në rrugë është një betejë e humbur për bashkinë Shkodër. Në lagjen Rus, tregtarët shesin çdo ditë frutat dhe perimet e serave të tyre, në kushte aspak normale, mes pluhurit, temepraturave të larta dhe në disa raste shumë pranë kanalizimeve të ujërave të zeza.

Qytetarët shkodranë thonë se nuk zgjedhin të blejnë në këto tregje, për shkak të kushteve në të cilat ata tregtohen, edhe pse cilësia e perimeve mund të jetë disa herë më e mirë se ajo në markete.

Qytetarët shprehen se ndërtimi edhe i disa tregjeve të tjera me standardet e duhura do të ishte një zgjidhje e mirë. Pasiguria e konsumatorëve shkodran për ushqimet që blejnë çdo ditë vijon prej kohësh. Tregtimi i produkteve ushqimore në rrugë mes pluhurit dhe baltës është jashtë standardeve të kërkuara.