Që në gjysmë të muajit nëntor qytetarët shkodran kanë nisur të zbukurojne shtëpite apo bizneset e tyre për festat e fundvitit. Kjo ndoshta edhe per tu larguar paksa nga zymtësia dhe vështirësitë që pandemia e Covid-19 ka lënë në vendin tonë.

Administratorja e një dyqani zbukurimesh në qytetin e Shkodrës Albiona Kanushaj, thotë se këtë vit qytetarët kanë shpenzuar më shumë se një vit më parë për zbukurimet e festave.

Përveç zbukurimeve, dhuratat për fëmijët kanë qënë një tjetër produkt shumë i preferuar gjatë muajit dhjetor.

Momenti i parë që të dhuron ndjesinë që festat po vijnë janë gjithmonë shtëpitë apo dyqanet e zbukuruara në rrugët e qytetit të Shkodrës.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, GRIPI SEZONAL RRIT NUMRIN E TESTIMEVE TË COVID
Artikulli tjetërFUNDVITI, MË PAK TURISTË QË VIZITOJNË SHKODRËN