Mbrëmjen e kaluar qyteti I Shkodrës është përfshirë nga një mot I pazakontë me reshje shiu dhe breshëri të cilat zgjatën deri në orët e para të mëngjesit të së premtes. Për shkak të reshjeve të shiut dhe të breshërit rrugët janë bllokuar duke krijuar një situatë të vështirë për lëvizjen e këmbësorëve por edhe drejtuesve të mjeteve.

Që në orët e para të mëngjesit, bashkia Shkodër ka bërë të mundur ndërhyrjen dhe pastrimin e disa rrugëve.

Reshjet e shiut dhe shtrëngata gjatë mbrëmjes së kaluar kanë zbardhur qytetin e Shkodrës në mes të muajit maj. Në një kohë ku pritej ardhja e stinës së verës, moti na surpzion me

rënie të temperaturave, reshje të dendura shiu, breshër dhe shtrëngata të cilat I ngjajnë një dite tipike në mes të dimrit, më tepër sesa një dite ku stina e nxehtë e verës pritet t’I zërë vendin pranverës.

Artikulli paraprakGURI I ZI, FERMERI: BRESHËRI DËMTOI PLOTËSISHT TË MBJELLAT
Artikulli tjetërSHKODËR, 6 RASTE TË REJA, 260 RASTE AKTIVE