Me rikthimin e emigranëtve është rritur numri i aplikimeve për pasaporta biometrike në zyrat e Gjendjes Civile në bashkinë Shkodër. Një ditë pas festës së Kurban Bajramit, ky institucion ka hapur dyert për qytetarët shkodranë por edhe emigrantët që duan të rinovojnë mjetet e identifikimit, ku prej orëve të para janë krijuar radhë të gjata. Disa prej tyre ankohen për sistemin e radhës dhe orën e pritjes për të marrë shërbimin e nevojshëm.

Ka edhe nga ata qytetarë që kërkojnë një shërbim më të veçantë për shkak të problemeve shëndetësore dhe që pritjen në radhë e kanë të pamundur.

Radhët e gjata, por nga ana tjetër dhe vonesat në aplikime, po kthehen në ritualin e perditshëm të qytetarëve në zyrat e gjendjes civile. Fluksi i emigrantëve, të cilët kanë mbërritur ne qytetin e Shkodrës për pushime, duket se nuk është përllogaritur siç duhet nga përfaqësuesit e kompanisë kontraktuese e cila ka marrë përsipër, pajisjen e shtetasve shqiptare me kartë identiteti dhe pasaporta biometrike.