Kryeministri Rama mori pjesë në Shkodër në vaksinimin e mësuesve në pikën e ngritur tek shkolla 9-vjeçare “Edit Durham”. Kreu i qeverisë i dha disa këshilla mësuesve të Shkodrës që të bëjnë kujdes edhe pasi vaksinohen ndërsa shoqërohej nga ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe shefja e shërbimit të epidemiologjisë Silva Bino.

Drejtorja e Zyrës Arsimore Vendore në Shkodër Blediana Nika i bëri të ditur kryeministrit se ka mësues që kanë hezituar të vaksinohen për shkak të informacioneve lidhur me vaksinën Astra Zeneca.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i bëri të ditur kreut të qeverisë Rama se procesi i vaksinimit të mësuesve në rang kombëtar po ecën me ritme të mira dhe se pjesë e këtij procesi do jenë edhe shkollat private dhe ato profesionale.