Nga Shkodra kryeministri Edi Rama akuzoi sërish partitë e opozitës si KÇK. Kryesisht kreu i qeverisë sulmoi Pd-në dhe liderin Basha për grumbullimet që po bën në qytete të ndryshme me simpatizantë.

Kreu i qeverisë Rama duke folur për procesin e vaksinimit tha se po ecën me ritme të mira dhe se është e rëndësishme që të ndalet zinxhiri i infektimeve për të shpëtuar sezonin turistik.

Kryeministri Rama zhvilloi edhe disa takime të tjera në qytetin e Shkodrës.