Pas situatës së vështirë që u krijua për shkak të COVID-19, Ministria Kulturës ka marrë iniciativën për të reduktuar çmimet e biletave për turistët vendas apo të huaj që duan të vizitojnë sitet arkeologjike dhe monumentet e trashwgimisë kulturore.

Drejtorja e Drejtorisë Rajonale e Kulturës në Shkodër, Majlinda Laçaj, thotë se ky vendim është marrë me qëllim që të nxisë sa më shumë rritjen e numrit të vizitorëve, por edhe që t’u vijë në ndihmë komunitetit pas vështirësive që kanë hasur gjatë kësaj periudhe.

Çdo të diel për viztorët hyrja në Kalanë Rozafa do të jetë falas deri në fund të muajit shtator tha drejtorja Laçaj.

Turistët që prenotojnë biletat online, do të kenë mundësinë t’i përfitojnë më një çmim më të ulët se në biletari.

Reduktimi i çmimeve gjatë sezonit veror ka ndikuar për mirë, pasi pavarësisht vështirësive që janë krijuar nga pandemia, turistët kanë vijuar të vizitojnë sitet dhe monumentet e trashigimisë kulturore në Kalanë Rozafa.