Rektori i universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Adem Bekteshi ishte i ftuar në emisionin “Tonight” të gazetarit Erzen Koperaj në Star Plus Televizion. Rektori Bekteshi ndër të tjera sqaroi çështjen e kartës së studentit duke hedhur poshtë pretendimet se do të bëhet me firma private dhe me pagesë. Rektori u shpreh se karta e studentit do të jetë falas dhe askush s’do të paguaj.

Rektori dha një përgjigje edhe për studentët e ekselencës të fakultetit të drejtësisë në Shkodër për çështjen e mosregjistrimit të tyre në universitetin e Tiranës.

Rektori Bekteshi tregoi edhe disa prej investimeve në universitetin e Shkodrës.
Asnjë degë nuk është mbyllur në universitetin e Shkodrës ndërsa rënia e numrit të studentëve sipas rektorit Bekteshi lidhet me mesataten 7.5 për katër degë të ndryshme dhe kjo rritje e mesateres ka goditur më shumë se këdo universitetin e Shkodrës pa harruar largimet nga Shqipëria.

Gjatë emisionit “Tonight” rektori Adem Bekteshi i universitetit të Shkodrës iu përgjigj edhe shumë mesazheve të teleshikuesve të shumtë dhe interesit kryesisht të të rinjve studentë dhe familjarëve të tyre.