Në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka rinisur procesi mësimor bën të ditur rektorja e këtij universiteti Suzana Golemi. Sipas rektores mësimi po vijon përsëri online pasi nuk ka ndryshime nga Komiteti i Ekspertëve dhe se po ndiqet nga afro 75-80% e studentëve.

Rektorja Golemi shprehet se përmes një unifikimi nga teknikët e teknologjisë tashmë të gjithë studentët kanë adresat e emailit në një sistem të vetëm ku marrin edhe përgjigje për shumë pyetje që kanë.

Ajo që pritet është që universiteti i Shkodrës shprehet rektorja Golemi aq sa ka mundësi të ulë tarifat për masterat shkencor kryesisht kjo si masë lehtësuese për shkak të vështirësive që ka sjellë pandemia e COVID-19 për studentët.

Procesi mësimor në universitete do të vijojë online edhe për të paktën dy javë të tjera bëri të ditur Komiteti i Ekspertëve ndërsa pas dy javësh duhet pritur nëse do të vijojë online apo do të ketë një vendimarrje tjetër.