ARRESTOHEN DY SHTETAS, PËR DY NGJARJE AKSIDENTALE .
Më datën 27. 07. 2014, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Astrit Hyseni, vjeç 36, banues në Fshatin Bardhaj, Komuna Rrethina Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi në vendin e qujtur ‘’Fermentim’’ Shkodër, duke drejtuar mjetin motorçikletë Yamaha, pa targa, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me automjetin Tip Benz, e cila drejtohej nga shtetasi S. L. Gjithashtu, ky shtetas gjatë përplasjes ka mbetur i dëmtuar po trajtohet, pranë Spital Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Materialet në Prokurori nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.
Më datën 27. 07. 2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë, ndaj shtetasit Agim S., vjeç 24, banues në Fshatin Bushat, Komuna Bushat Shkodër. Procedimi penal ndaj këtij shtetasi filloi, pasi ka qenë duke punuar në pronat e tij, me një traktor bujqësor, ku ka rrëshqitur në karrocerinë e traktorit, duke rënë me trup në pjesën e krikut të traktorit, dhe po trajtohet pranë Spitalit Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Materialet në Prokurori.