Shoqata Instituti për Kontratën Shoqërore (SCI) ka organizuar një trajnim me përfaqësues të institucioneve të ndryshme në Shkodër me temën “Dënimet alternative-Alternativa për një jetë më të mirë” pjesë e një projekti të zbatuar gjatë periudhës 2019-2021, me mbështetjen financiare të Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Holandës.

Olta Ceta thotë se në kuadër të këtij projekti janë studiuar 900 çështje gjyqësore që kanë dhënë dënime alternative, që do të thotë në vend të burgut personat që kryejnë vepra të lehta penale i konvertohet tek shërbimi i provës me punë të detyrueshme në mjedise publike. Ky studim do të shërbejë për prokurorët, gjyqtarët, avokatët dhe punonjësit e shërbimit të provës dhe ajo që kërkohet është ri-integrimi i këtyre personave në shoqëri.

Kohët e fundit ka një rritje të dhënies së dënimeve alternative të çështjeve penale shprehet drejtoresha e SCI Ceta gjë e cila kërkon më shumë mbështetje për shërbimin e provës.

Ajo që mbetet problem është se ende institucionet hezitojnë për të dhënë kontributin e tyre për ri-integrimin e personave që kanë vuajtur një dënim alternativ.

Në këtë trajnim u diskutohen kuadri ligjor shqiptar mbi Alternativat e Dënimit si edhe mënyrat e ndërveprimit institucional, për t’i bërë më efektive zbatimin e Alternativave të Dënimit dhe tërheqjen e vëmendjes të institucioneve për ri-integrimin e kësaj shtrese në shoqëri në mënyrë që të mos kthehen tek krime më të rënda.