Përfundojnë punimet në rrugën “Rozar Dodmasej” në lagjen nr. 2 të qytetit të Shkodrës. Investimi i Bashkisë së Shkodrës, me një vlerë 46 milion lekë, kthen në gjendje optimale një rrugë ku nuk ishte ndërhyrë asnjëherë.

Me një gjatësi 250 metër linear, rruga i është nënshtruar rikonstruksionit së plotë si në çdo vepër tjetër ku Bashkia Shkodër investon gjatë 3 viteve të fundit.

Gjatë inspektimit të punimeve në rrugën “Rozar Dodmasej”, Ademi ka thënë se investimet do të vazhdojnë, duke njoftuar fillimin e shpejtë të një tjetër rruge në qytetin e Shkodrës.

Rikonstruksioni i rrugës “Rozar Dodmasej” ndikon dukshëm në përmirësimin e jetës së qytetarëve, në një zonë me densitet të lartë banimi.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHQIPËRI-TURQI, PUBLIKOHEN MASAT
Artikulli tjetërDITA NDËRKOMBËTARE E SINDROMËS DOWN