
Po shkojnë drejt finalizimit punimet e rikonstruksionit të Shtëpisë së Fëmijës 0 – 5 vjeç në qytetin e Shkodrës. Është projekti më i ri i Bashkisë së Shkodrës në fushën e shërbimeve sociale.Përmes rikonstruksionit dhe mobilimit, synohet përmirësimi i shërbimeve për fëmijët.
Gjithashtu hapësirat e saj po riorganizohen me synim rritjen e shërbimeve ditore dhe të kujdesit alternativ duke e projektuar këtë institucion drejt rritjes së shërbimeve komunitare dhe kthimin gradual të tij në një Qendër Komunitare Multifunksionale.






