
“Kumarxhiu” është komedia e cila u shfaq sërish në skenën e teatrit “Migjeni” në kuadër të 70-vjetorit të teatrit. Kjo vepër e Carlo Goldoni e përkthyer nga Zija Vukaj dhe me regji të italianit Michele Modesto Casarin bën fjalë për një djalë të pasur Florindo i cili futet në rrugën e kumarit duke humbur gjithçka. Kumarxhiu bie pre e kësaj loje dhe shfrytëzohet nga mashtruesit e kumarit duke lënë të gjitha paratë.
Kjo bën që kumarxhiu të humb dashurinë e jetës Rozaurën dhe po ashtu mundohet që të mashtrojë këdo që i del përpara vetëm për të siguruar para për të luajtur bixhoz. E gjitha është një lojë e fortë psikike që kërkon të përcjellë mesazhin tek spektatorët. “Kumarxhiu” është një shfaqje e veçantë pasi u përdorën maskat ndërsa skena e teatrit u kthye në një kabare me muzikën live nga Rezarta Smaja dhe instrumentistët.
Në mungesë të Indri Qytezës, rolin e Florindos këtë radhë e kishte Vladimir Doda që për të ishte si një sfidë
Edhe për aktorin Nikolin Fërketa rikthimi i kësaj komedia është si një sfidë ndërsa tregon edhe mesazhin e fortë që përcjellë kjo pjesë
Komedia “Kumarxhiu” përveç të qeshurave në momente të ndryshme është një shfaqje e cila kërkon që publikun ta bëjë të mendojë dhe të reflektojë ndaj këtij vesi si bixhozi i cili ende sot po shkatërron një pjesë të konsiderueshme të shoqërisë. Aktorët me këtë komedi kanë marrë disa çmime të ndryshme.






