Është rindërtuar pas 54 vitesh kompanjeli I kishës së Shën Kollit në lagjen qytetin e Shkodrës. Kompanjeli dhe këmbanat u dëmtuan në vititn 1967, nga regjimi komunist me mjete të artilerisë së rëndë për të ndaluar përhapjen e fesë së krishterë. Sot, pas 54 vitesh ranë për herë të pare këto këmbana që thërrasin për bashkim të besimtarëve.

Bekimin e këmbanores e bëri Imzot Massafra ndërsa vlerësoi edhe kontributin e tre vëllezërve biznesmenë në Shkodër Pjerin, Valter dhe Niko Fusha të cilët bënë të mundur rindërtimin e këmbanores. Ai e quajti rënien e këmbanave si thirrje e Zotit për bashkimin e besimtarëve të krishterë.

Në meshën e shenjtë mori pjesë edhe Nunci Apostolik I Shqipërisë Luigi Bozzani I cili e quan këtë moment historik.

Në 30 tetorin e vitit 1938 përfundoi ndërtimi I kishës së Shën Kollit, shugurimin e së cilës e bëri arqipeshkëvi imazot Gaspër Thaçi I cili shoqërohej nga at Gjergj Fishta. Kjo kishë është ndër më madhështoret në qytetin e Shkodrës me një kompanjel që u rrafshua nga regjimi komunist e që sot pas 54 vitesh është vënë edhe një herë në funksion të kishës dhe besimtarëve të krishterë

Artikulli paraprakSI “LULËZOI” NË KOHË KRIZE KREDIA PËR SHTËPI, VITIN PANDEMIK SHQIPTARËT MORËN 215 MILIONË EURO BORXH
Artikulli tjetërPROJEKTI I REHABILITIMIT TË LINJËS HEKURUDHORE VORË-HANI I HOTIT