23 vite më parë në shtëpinë ku ka jetuar poeti Migjeni dhe familja e tij pllakata e vogël tek kjo banesë u hoq gjatë një rikonstruksioni për të mos u vendosur më. Sot pas 23 vitesh harresë, një grup i vogël personalitetesh dhe intelektualësh shkodran në mënyrë modeste u bashkuan duke rivendosur pllakatën që u hoq në nderim të poetit i cili shënjoi emrin e tij në historinë e letrave shqipe

Qyteti i Shkodrës me vendosjen e kësaj pllakate për Migjenin në shtëpinë ku ai banoi korigjoi një gafë të bërë dhe kjo është një meritë tha kryetari i lidhjes së shkrimtarëve në Shkodër Zija Vukaj

Këtë aktivitet e mbështeti edhe Gjergj Leqejza, Konsull Nderi i Austrisë në Shkodër i cili tha se Migjeni është poeti i madh për të cilin gjatë gjithë këtyre viteve ka patur keqinterpretime ndaj figurës së tij

Organizator i rivendosjes së pllakatës është Dom Nikë Ukgjini, famullitar në fshatin Kukël, drejtues i muzeut “Ndre Mjeda” atje por edhe një dashamirës i historisë dhe kulturës duke dhënë kontributin e tij.

Sot shtëpia ku jetoi Migjeni i përket murgeshave të kishës françeskane në Shkodër ndërsa orenditë e përdorura nga poeti që frymëzon këdo janë shitur vite më parë dhe kjo pllakatë do të shërbejë për brezat e ardhshëm. Vetë jeta dhe poezitë e “Migjenit” janë një përjetësi.