Jetesa e komunitetit rom në Shkodër është vështirësuar edhe më shumë nga I ftohti që ka mbëthyer vendin tonë ditët e fundit. Ata jetojnë në baraka dërrase apo llamarine të cilat nuk plotësojnë as kushtet më minimale të jetesës. Situata më e vështirë paraqitet për fëmijët e vegjel, ata thonë se nuk kanë mundësi të sigurojnë as veshmbathje për fëmijët e tyre ndaj detyrohen të mos I dergojnë në shkollë në këto ditë të ftohta dimri.

Sipas banorëve të komunitet rom asnjë nuk intersohet për situatën e vështirë që po kalojnë, ndërsa thonë se nuk kanë patur asnjë ndihmë .

Komuniteti rom në qytetin e Shkodrës po perballet me sfida mbijetese. Ata I bëjn thirrje institucioneve përgjegjëse që tu vijnë në ndihmë kryesisht në këto ditë të ftohta pasi nuk kanë mundësi të sigurojnë as ngrohjen për familjarët e tyre.

Artikulli paraprakÇIFTI I TE MOSHUARVE, 5 VITE NË GARAZH
Artikulli tjetër112-VJETORI I POLICISË SË SHTETIT NË LEZHË