Data 8 prill njihet si dita ndërkombëtareve e romëve. Ky komunitet prej shumë vitesh vazhdon që të jetojë në kushte tejet të vështira pavarësisht fondeve miliona dollarëshe të cilat janë miratuar ndër vite për përfshirjen e tyre sociale dhe ekonomike.

Pa përkrahje dhe të papunë, romët të vetmen mundësi për të siguruar bukën e gojës kanë mbledhjen e metaleve apo lypjen e qindarkave rrugëve të qytetit. Ata thonë se e kanë humbur shpresën së mund të jetojnë në kushte më të mira.

Ata kanë një thirrje për pushtetin lokal, ndërsa kërkojnë respektimin e të drejtave të tyre.
Pavarësisht përpjekjeve, ende kërkesa kryesore e romëve, që është strehimi e punësimi nuk po arrin të gjejë një zgjidhje duke i detyruar të jetojnë në kushte të papranueshme.

Artikulli paraprakSHKODËR, QYTETARËT DYNDEN JASHTË DYERVE TË SPITALIT
Artikulli tjetërSHKODËR, BASHKIA AKTIVITETE PËR DITËN E ROMËVE