Regjisori i mirënjohur Bujar Kapexhiu i cili mban dekoratën “Nderi i Kombit” dhënë nga Presidenti gjatë ditëve që ishte në Shkodër si President i festivalit të filmit të animuar “AniFest Rozafa 2019” ka rrëfyer disa copëza të jetës së tij një pjesë e të cilave vijnë për herë të parë. 6 muaj të zborit si ushtar Kapexhiu i ka bërë në Shkodër ndërsa tregon se si qyteti çuditej atëherë kur ushtarët këndonin në mes të qytetit këngë revolucionare por tregon edhe se si i këndonin edhe Partisë së Punës

Bujar Kapexhiu ka njohur të gjithë artistët e Shkodrës, emblema të humorit ndërsa tregon një prej episodeve me Shtjefën Palushin kur punonin në revistën satirike “Hosteni”
Pavarësisht përfshirjes së tij me mendime edhe rreth politikës, Bujar Kapxhiu thotë se qëndrimi i tij nuk është pro së djathtës por është një reagim ndaj qeverisë aktuale ndërsa edhe opozita nuk e bind aspak me veprimet e saj

Projektin për shembjen e teatrit kombëtar Kapexhiu vazhdon ta quaj një akt kriminal si shkak i interesave të oligarkëve me qeverinë

Bujar Kapxhiu është regjisor, skenarist i disa filmave, aktor në disa të tjerë ndërsa edhe një karikaturist i përsosur dhe një nga personazhet më me peshë në artin shqiptar.

Artikulli paraprakBËRDICË, RRJETI ELEKTRIK I HARRUAR PREJ 60 VITESH
Artikulli tjetërSHKODËR, BISEDË ME PUBLICISTIN FRANO KULLI PËR GAZETARINË