Atdheu ishte në shpirtin e piktorit shkodran me famë botëror Lin Delia gjatë gjithë viteve të emigrimit në Itali, shprehet nipi i artistit të madh, Tomi Delia gjatë inagurimit të pinakotekës pranë muzeut të kishës katolike që do mbajë emrin Lin Delia. Nipi i piktorit thotë gjithashtu se një peng i madh i tij përveç atdheut ishte edhe familja gjë të cilën e ka shprehur në vitin 1992 kur erdhi në Shkodër pasi ra regjimi monist.

Nipi i Lin Delisë rrëfen se si sigurimi i shtetit e përndjeku artistin e madh edhe pasi shkoi në Itali por pa arritur që ta dëmtojnë sepse piktori me famë botërore refuzoi të takonte ata dy persona që shkuan për ta kërkuar duke e ditur se janë pjesë e sigurimit të shtetit të diktatorit Enver Hoxha.

Gjatë aktivitetit nipi i Lin Delisë tregon edhe një diskutim që kishte xhaxhai i tij piktor me regjisorin të ndjerin Lec Shllaku kur ishte ende në Shqipëri lidhur me një karikaturë që kishte bërë dhe fjalët që i tha Atë Donat Kurti asokohe.

Gjatë viteve të emigrimit të Itali, piktori Lin Delia nuk e harroi asnjëherë vendi dhe as familjen e tij duke mbajtur një lidhje të fortë deri në ditën që mbylli sytë ndërsa la pas piktura të cilat janë një pasuri për identitetin tonë kombëtar.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakCOVID-19, MBI 17 MIJË VAKSINIME NË MALËSINË E MADHE
Artikulli tjetërSHKODËR, PËR HERË TË PARË SHFAQEN PIKTURAT E LIN DELIA