
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. K., 59 vjeç, banues në Shkodër, pasi dje, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka aksidentuar lehtë një shtetase 8 vjeçe, e cila mori ndihmën e nevojshme mjekësore dhe u largua në banesë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Statcionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Gj., 54 vjeç, pasi u konstatua se kishte kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. P., 33 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke transportuar 12 m3 lëndë drusore të dyshuar të prerë në mënyrë të kundërligjshme. Lënda drusore u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
–
Informacione paraprake
Rreth orës 09:15, Salla Operative ka marrë njoftim se në njësinë administrative Kelmend, në vendin e quajtur “Kozhnje”, shtetasi M. Ç., 40 vjeç, banues në fshatin Grudë Fushë, dyshohet se ka qenë duke ecur në një terren të thepisur malor dyshohet se është rrezuar nga lartësia dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
–
Rreth orës 15:00, në rrugën “Kole Heqimi”, shtetasi E. G., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K. dhe me dy automjete të parkuara.
Nga aksidenti është dëmtuar shtetasja M. H., 63 vjeçe, ( këmësore), e cila është në kujdesin e mjekëve, në Spitalin Rajonal Shkodër.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.






