Këshilli i Bashkisë Shkodër miratoi rritjen e disa tarifave si dhe miratoi vendosjen e disa tarifave të reja të propozuara nga ana e bashkisë Shkodër. Kështu bashkia Shkodër ka vendosur rritjen e tarifës së ndriçimit. Nga 12 mijë lekë të vjetër në vit tarifa për pjesën e qytetit bëhet 15 mijë lekë të vjetër në vit. Për njësitë administrative nga 4800 lekë të vjetër të vit tarifa shkon në 7200 lekë të vjetër në vit. Disa prej këshilltarëve nuk janë dakord me rritjen e tarifave të ndriçimit.

Ndërkohë kryebashkiakja Ademi paralajmëroi se do të ketë një tarife të re e cila do të jetë për parkingun në qytet. Tashmë parkingjet pritet që të bëhen me pagesë në një të ardhme shumë të afërt sapo të jetë gati edhe plani i mobilitetit.

Një tarifë të re do të ketë edhe për ujitjen e tokave kryesisht në njësitë administrative teksa fermerët do të duhet të paguajnë 2 mijë lekë të vjetër në vit për 1 hektar tokë.

Për të eleminuar hedhjen e mbetjeve inerte në lumenj, liqen apo edhe kazanët e mbeturinave ose kudo në mjedis bashkia Shkodër ka vendosur që sheshin pranë varrezave të dëshmorëve me qëllim që të heqë mbeturinat nga aty ta kthejë në një venddepozitimi për inertet dhe tarifa e re do të jetë 100 lekë për 1 ton inerte.

Tarifat e tjera dhe taksat e bashkisë Shkodër nuk kanë pësuar ndryshime të mëdha.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, SOCIALISTËT MIRATOJNË BUXHETIN E BASHKISË
Artikulli tjetërMALËSI E MADHE, DYFISHOHEN RASTET POZITIVE ME COVID 19