Përfaqësues të të gjithë institucioneve u bënë bashkë në një takim të organizuar nga Caritasi Shqiptar dhe projekti Shpresa për situatën e personave me aftësi të kufizuar në kuadër të projektit Societies 2 i financuar nga bashkimi Europian. Koordinatori i Caritasit në Shqipëri Stefan Paloka thotë se ajo që synohet është evidentimi i problemeve për personat që vuajnë nga shëndeti mendor si dhe adresimi i tyre deri në qeveri për t’i dhënë një zgjidhje.

Gjatë gjithë periudhës së pandemisë ka patur një rritje të personave që kanë vuajtur nga ankthi dhe depresioni.

Ajo që nevojitet nga ana e institucioneve për personat që vuajnë nga shëndeti mendor janë shërbimet që duhen shtuar por edhe burimet njerëzore dhe investimet.

Gjatë takimit u shfaqën disa problematika të ndryshme për kategorinë e personave me aftësi të kufizuar dhe atyre që vuajnë nga shëndeti mendor të cilat kërkojnë një zgjidhje dhe që në Shkodër vijojnë prej vitesh.

Artikulli paraprakSHKODËR, MESAZHE SENSIBILIZUESE KUNDËR KANCERIT TË GJIRIT
Artikulli tjetërSHKODËR, QYTETARËT: PO USHQEHEMI MË PAK DHE MË SHTRENJTË