Edhe gjatë sezonit të verës qytetarët e Shkodrës kanë treguar interes të madh për sa i përket leximit të librave. Çdo ditë rreth 80 deri në 90 lexues janë paraqitur në mjediset e bibliotekës publike “Marin Barleti” për të huazuar libra apo për të përdour ambjentet e saj për të lexuar shprehet drejtori i kwsaj biblioteke Maxhid Cungu.

Ndryshe nga vitet e tjera këtë vit pjesa më e madhe e këtyre qytetarëve janë fëmijë.

Pasurimi i vazhdueshëm i bibliotekës me libra të rinj është një ndër arsyet e rritjes së numrit të lexuesve.

Nisja e vitit të ri shkollor bën që tashmë numri i fëmijëve dhe i studentëve të cilët huazojnë libra të jetë akoma dhe më i lartë për shkak se në bibliotekë mund të gjejnë tekste nga më të ndryshmet.

Artikulli paraprakGRETA BARDELI: SHQIPTARET KANE NEVOJE PER MODEL TJETER QEVERISJE, KOHA PER TU BASHKUAR RRETH KETIJ QELLIMI
Artikulli tjetërDOBRAÇ, KRYEVAKSINATORJA: 70 VAKSINIME NË DITË