Ende pa u mbyllur dy fazat e fundit të regjistrimit, numri i studentëve në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” për vitin e ardhshëm akademik është 5% më i lartë krahasuar me një vit më parë. Shifrat i bëri të ditura zëdhënësja e universitetit të Shkodrës Rozafa Shpuza.
Universiteti i Shkodrës do të mirëpresë studentët në vitin e ri akademik duke ofruar 28 programe studimi në gjashtë fakultete të ndryshme.