
Shërbimi i urgjencës në spitalin rajonal të Shkodrës po përballet me një rritje të ndjeshme të rasteve të aksidenteve automobilistike, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Mjekia , Ana Kasaj tregon se në urgjencë kanë mbërritur raste të rënda, me trauma, fraktura të shumta, po ashtu edhe persona me dëmtime të lehta kryesisht nga nga përplasjet me makina dhe motorçikleta.
Shkaqet janë të shumta, por si faktor kryesor sipas bluzave të bardha ka ndikuar edhe rritja e qarkullimit të automjeteve, si rezultat I rritjes së nurmit të turistëve vendas dhe të huaj, në qytet dhe zonat përreth.
Mjektë apelojnë për kujdes të shtuar si për drejtuesit e automjeteve ashtu edhe për qytetarët që lëvizin me motorçikleta, për të shmangur aksidentet.






