Në Shqipëri ka një rritje të rasteve të vajzave dhe grave të dhunuara. Jo pak nga këto raste kanë përfunduar me viktima. Muajt e fundit edhe në qytetin e Shkodrës vihet re një rritje e numrit të grave dhe vajzave të cilat preken nga fenomeni i dhunës në familje, shprehet Tonilda Çela punonjëse sociale në organizatën “Gruaja tek Gruaja” në Shkodër.

Arsyet që i bëjnë burrat të jenë të dhunshëm dhe agresiv janë nga më të ndryshmet.
Punonjësja sociale i bën thirrje grave dhe vajzave të ngrejnë zërin për të drejtat që ata kanë.

Sipas statistikave që ka organizata “Gruaja tek Gruaja” për vitin 2020 janë evidentuar rreth 603 raste të grave dhe vajzave të prekura nga dhuna fizike dhe psikologjike. Viktimat e dhunës kanë marrë këshillim psikosocial apo këshillim ligjor kur jeta e tyre ka qënë në rrezik.