Më shumë se 4820 familje janë përfshirë në skemën e ndihmës ekonomike për muajin Gusht. Drejtorja rajonale e Shërbimit Social Shtetëror Valbona Tula bën të ditur se gjatë muajve të fundit vihet re një rritje e numrit të familjeve të cilat I janë shtuar listës së përfituesve.

Tula kërkon nga qytetarët që të deklarojnë çdo muaj ndryshimet në familje, pasi në këtë mënyrë penalizohen nga sistemi për përfitimin e ndihmës ekonomike.

Deri më datë 10 është afati për aplikimet e reja të muajit shtator bën të ditur drejtorja.
Vendimi për 4820 familjet përfituese të ndihmës ekonomike për muajin gusht është marrë ndërsa pritet vendimi për muajin shtator.

Artikulli paraprakREAGIMI I PARË I LINDITA NIKOLLËS PASI IU BESUA POSTI I KRYEPARLAMENTARES: PËRGJEGJËSI PËR TË PËRMBUSHUR PRITSHMËRITË E RAMËS, DO TË KRIJOJ HAPËSIRA PËR OPOZITËN
Artikulli tjetërRAMA PREZANTON KABINETIN E RI, REAGON BASHA