Në qytetin e Shkodrës po rritet çdo ditë numri i personave mne aftësi të kufizuar. Shkak për këtë bëhet edhe neglizhenca që qytetarët bëjnë ndaj simptomave të sëmundjeve shëndetësore. Kryetari i shoqatës së Personave Para dhe Tetraplegjik në qytetin e Shkodrës, Saimir Beqiri bën të ditur se nga situata e krijuar prej fillimit të vitit është mjaft shqetësuese.

Kryetari i shoqatës këshillon qytetarët që të tregojnë vëmendje ndaj çdo simptome që mund të kenë pasi mund të parandalojë përkeqësimin e gjendjes së tyre.

Saimir Beqiri, kryetar i shoqatës së Para dhe Tetraplegjikëve në qytetin e Shkodrës kërkon mbështetjen e institucioneve për të gjithë personat me aftësi të kufizuara pasi nevojat e tyre janë të mëdha.