Në vitin 2021 vihet re një rritje të personave që bëjnë ankesë në zyrën Rajonale të Komisionerit për Mbrojtjen ndaj Diskriminimit në Shkodër. Bazuar në ankesat e bëra nga qytetarët arsyet janë nga më të ndryshmet thotë Filomena Bujarja përfaqësuese e zyrës rajonale të Komisionerit ndaj Diskriminimit në Shkodër.

Së fundmi janë shtuar rastet e personave të diskriminuar për shkak të bindjeve politike shprehet përfaqësuesja e kësaj zyre Filomena Bujarja.

Në këtë 3 mujor të këtij viti në zyrën Rajonale të Komisionerit për Diskriminimit në Shkodër janë shënuar 7 raste të personave që kanë bërë ankesë, një numër i lartë në krahasim me vitin e kaluar.