Në qytetin e Shkodrës vihet re rritje e numrit të të rinjve që janë bërë konsumues të duhanit. Kështu është shprehur mjeku kardiolog në Spitalin Rajonal të Shkodrës Edi Smajlaj. Konsumimi i tij ka rritur mundësinë e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare shton mjeku.

Ajo që vihet re është se numri i femrave të cilat janë bërë konsumuese të duhanit ka arritur në një nivel të barabartë me atë të meshkujve bën të ditur mjeku Smajlaj.

Duhani është shkaku kryesor I shumë sëmundjeve të cilat mund t’I shmangim ndaj kardiologu Edi Smajaj ka një mesazh për të gjithë konsumuesit e tij.

Sipas specialistëve nga viti 2020 deri në 2030 në tërë botën do të vdesin 30 milionë njerëz nga dëmet që shkakton duhani.