Reshjet e 24 orëve të fundit kanë përkeqësuar situatën e krijuar nga përmbytjet në zonën e NënShkodrës. Sipërfaqja e tokës bujqësore të përmbytur është zgjeruar në 748 hektarë, rreth 40 hektarë më shumë se një ditë më parë. Në raportimin periodik të bashkisë Shkodër mbi situatën e krijuar në 24 orët e fundit, bëhet me dije se hidrometri në Dajç shënon 5.75 m dhe në krahasim me një ditë më parë ka rritje të nivelit në 25 cm.

Hidrometri në liqenin e Shkodrës shenon kuotën 8.18 dhe krahasuar me një ditë më parë niveli I ujit është rritur me 18 cm. Ndërsa hidrometri I lumit Drin shënon kuotën 6.40m ku krahasuar me një ditë më parë niveli I ujit është rritur me 15 cm. Njësitë administrative me prezencën më të madhe të ujit mbeten Ana e Malit dhe Dajçi.

Në njësinë Ana e Malit sipërfaqja e tokave të përmbytura është zvogëluar në 480 hektarë, 30 hektarë më shumë se një ditë më parë. Ndërsa niveli I ujit në fshatin Obot është rritur me 20 cm dhe rruga është është e pakalueshme për automjetet e ulëta.

Në njësinë Dajç sipërfaqja e tokës buqjësore e përmbytur vlerësohet me 260 hektarë, rreth 10 hektarë më shumë se një ditë më parë kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” e cila përfshin fshatrat Mushan, Shirq, Suka – Dajç.

Njësitë administrative të cilat kanë prezencë më të vogël të ujit janë Guri I Zi, ku probleme ka vetëm në vendin e quajtur Mali I Vukatanit, ku ka gërryerje të tokës bujqësore. Në njësinë Bërdicë po ashtu ka gërryerje të tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku I Bërdicës.

Ndërsa në njësinë Rrethina siëprfaqja e toëks buqjësore të përmbytur mbetet 8 hektarë, kryesisht në fshatin Zues. Gjatë kësaj jave janë paralajmëruar reshje intensive shiu në qarkun Shkodër të cilat mund të përkeqësojnë situatën e krijuar nga përmbytjet në zonën e NënShkodrës. Siç duket, duke filluar nga dita e sotme do të ketë sërish një përkeqësim të situataës së krijuar nga përmbytjet në zonën e NënShkodrs.

Artikulli paraprakLEZHË, POLICIA ARRESTON PESË SHTETAS
Artikulli tjetërPËRMBYTJET, ANA E MALIT 16 DITË PA PËRMIRËSIM