Edhe pse festat kanë më shumë se dy javë që kanë kaluar çmimi i produkteve të shportës vazhdojnë të jenë të larta. Ndryshe nga vitet e tjera këtë vit çmimet edhe pas festave nuk janë ulur. Qytetarët shprehen se çmimet jo vetëm që nuk kanë rënë por edhe tek disa produket janë rritur sërish.

Konsumatorët çdo fundvit përballen me rritje të çmimeve. Por këtë vit duket se çmimet nuk kanë gjasa të bien duke e bërë më të vështirë situatën për shtresat në nevojë.