Rruga “Dora D’istria” në lagjen “Tre heronjtë” në qytetin e Shkodrës vijon të lihet në harresë nga insitucionet përgjegjëse prej 30 vitesh. Gropat e mëdha të mbuluara me ujë e vështirësojnë lëvizjen e banorëve në këtë segment, sidomos te fëmijëve të vegjël.

Një shqetësim i tillë është ngritur shpesh herë nga familjet që jetojnë në këtë zonë por deri më tani nuk ka patur asnjë ndërhyrje në infrastrukturë.

Banorët thonë se ky segment nuk njeh asnjë investim prej vitesh, pavarësisht premtimeve të shumta që kanë marrë gjatë fushatave elektorale.

Ndërhyrja në riparimin e këtij segmenti është shumë e nevojshme, pasi gjatë stinës së dimrit kur ka reshje shiu kalimi bëhet edhe më i vështirë për banorët e zonës. Pavarësisht këtyre problematikave rruga ka mbetur peng I premtimeve të bëra ndër vite.