Prej më shumë se 20 vitesh një nga rrugët në lagjen “Partizani” në qytetin e Shkodrës vijon që të jetë e amortizuar. Vështirësitë për të kaluar në këtë segment janë të mëdha si për këmbësoret ashtu edhe drejtuesit e automjeteve. Sidomos gjatë stinës së dimrit, ku si pasojë e reshjeve të shiut banorët thonë se rruga bëhet pothuajse e pakalueshme.

Premtimet kanë qënë të shumta për rikonstruksionin e këtij aksi gjatë fushatave elektorale , por sipas banorëve asnjë nuk është realizuar.

Infrastruktura e dobët në këtë segment në lagjen “Partizani” në qytetin e Shkodrës, është ngritur si problem disa herë nga banorët e zonës, por prej vitesh duket se kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër.

Artikulli paraprakKUÇ, 30 VITE PA INVESTIM NË RRJETIN ELEKTRIK
Artikulli tjetërPD: MINISTRJA E ARSIMIT SI PAPAGALL I RAMËS NË SHKODËR