Rruga që të çon drejt Kalasë së Rozafes në Shkodër e cila është edhe një nga pikat turistike më të frekuentuara nga turistët e huaj dhe vendas prej kohësh është e amortizuar. Sikur të mos mjaftonte kjo, mbeturinat të shoqërojnë pothuajse gjatë gjithë rrugës që të çon drejt kalasë. Banorët shprehen se institucionet përgjegjëse e kanë lënë në harresë këtë aks ndonëse është një rrugë mjaft e frekuentua.

Një problem tjetër që ka rruga me Kalasë është edhe mungesa e tabelave treguese të cilat të orientojnë drejt kështjellës së Rozafatit ndaj vizitorët duhet të pyesin banorët e zonës për t’i udhëzuar.

Gjatë gjithë vitit kalaja Rozafa në Shkodër frekuentohet nga një numër i lartë vizitorësh vendas dhe turistë të huaj ndaj ndërhyrja për rikonstruksionin dhe mirëmbajtjen e kësaj rruge duhet të jetë e menjëhershme nga institucionet përgjegjëse.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, THAHET KANALI, “TË NDËRHYHET, RREZIK INFEKSIONI”
Artikulli tjetërSHKODËR, ARRESTOHEN TRE SHTETAS PËR VEPRA TË NDRYSHME PENALE