“Et’hem Kazazi” është një nga rrugët më problematike sa i takon mungesës në infrastrukturën rrugore në Shkodër. E gjendur pak kilometra nga qendra e qytetit, kjo zonë pranë unazës perëndimore vazhdon të lihet në harresë nga institucionet përgjegjëse pavarësisht kërkesave të banorëve për ndërhyrje. Vetëm me pak orë reshje shiu, lëvizja në këtë rrugë bëhet e pakalueshme.

Prej më shumë se 30 vitesh, zona njeh rritje të ndjeshme demografike, por duket se densiteti i banorëve qe përballen me rrugën e amortizuar në të gjitha stinët e vitit nuk i ka mjaftuar bashkisë Shkodër të bëjë ndërhyrjet e duhura.

Disa herë banorët kanë investuar vetë për mirëmbajtjen e rrugës, por kjo zgjidhje nuk ka rezultuar efikase. Shpresa e tyre e vetme ështe që rruga te asfaltohet gjatë fushatës zgjedhore, si një premtim nga deputetët ne kembim të votës.

Artikulli paraprakTËRMET NË SHQIPËRI, NDJEHET EDHE NË SHKODËR
Artikulli tjetërNGJARJA M.MADHE, “NJË E QËLLOVA NË BALLË, TJETRIN S’DI”