Rruga “ Hasan Podgorica” në vendin e quajtur “Udha Kryq” në qytetin e Shkodrës është nën ujë prej disa ditësh. Një situatë e tillë përsëritet çdo vit gjatë stinës së dimrit kur ka reshje shiu. Vështirësitë e banorëve për të lëvizur në këtë segment janë të mëdha, pasi janë të detyruar të kalojnë çdo ditë përmes gropave të mbuluara me ujë .

Banorët shprehen se e kanë humbur shpresen se një ditë insititucionet përgjegjëse do të ndërhyjnë për riparimin e këtij segmenti.

Mungesa e infrastrukturës në rrugën “Hasan Podgorica” është ngritur si një shqetësim nga banorët prej vitesh, por duket se deri më tani kërkesat e tyre nuk janë marrë në konsiderat nga institucionet përgjegjëse.

Artikulli paraprakPËRMBYTJET, SHEFI I USHTRISË: GATISHMËRI PËR TRANSPORTIN
Artikulli tjetërOBOTI, BANORËT: TOKAT NË UJË, S’KEMI USHQIM PËR BAGËTITË