
Ka afro 10 vite që rruga “Puka” në lagjen “Tre Heronjtë” përballet me një sërë problematikash duke nisur që nga fekale dhe ujërat e zeza si pasojë e mos pastrimit të kolektorit të shkarkimit të ujërave të ndotura duke vijuar së fundmi edhe me amortizimin e saj.
Gropat e hapura në rrugë vështirsonë qarkullimin e mjeteve ndërsa kalimtarëve iu rrezikohet jeta duke I shmangur gropave ka mundësi që të përplasen me ndonjë makinë. Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë ndikuar edhe në shtimine insekteve të ndryshme që mblidhen si pasojë e paspastëtive në kanale duke rrezikuar shëndetin e popullatës.Ndërsa rehabilitimi I kësaj rruge është tepër I domosdoshëm pasi është një nga nyjet e cila lidh Shkodrën me njësinë administrative të Gurit të Zi dhe zonave të tjera përreth. Ndërkohë banorët kërkojnë që bashkia të marrë masa për pastrimin e kolektorit kryesor pasi fekalet janë përhapur gjithandej dhe era e rëndë e bën situatën e padurueshme sidomos gjatë këtyre ditëve të nxehta cka përbën edhe rrezik për përhapjen e epidemive






