Kjo është një nga rrugët në lagjen Partizani të qytetit të Shkodrës e cila është totalisht e pakalueshme në këmbë dhe shumë e vështirë për të ecur me makinë. Rreth 30 familje që jetojnë në këtë zonë përballen shumë herë gjatë ditës me vështirësitë e qarkullimit pasi gropat e mëdha me ujë kanë zënë sipërfaqen më të madhe të rrugës.

Këta banorë shprehen se nuk e shohin aspak të nevojshme të votojnë në zgjedhjet e 30 qershorit pasi prej vitesh, institucionet përgjëgjese nuk i kanë dhënë zgjidhje problemit të tyre.

Gjatw 10 viteve tw fundit, banorwt e lagjes “Partizani” kanë ndërmarrë iniciativa personale për rehabilitimin e rrugës dhe më pas kanë kërkuar nga institucionet që të shtrojnë vetëm shtresën asfaltike, por nuk kanë marrë asnjëherë mbështetje. Në një situatë të tillë, mes zhgënjimesh ata detyrohen të pranojnë realitetin e hidhur të cilin jetojnë çdo ditë.

Artikulli paraprakEROZIONI RREZIKON TË “ZHDUKË” PLAZHIN E KUNES
Artikulli tjetërPOSTA SHKODËR, NË FOKUS SHËRBIMIN NË ZONAT TURISTIKE