Parkimet e gabuara në rrugët e ngushta shpesh herë bëhen shkak që ndërhyrja për fikjen e zjarrit të bëhet me vonesë, por edhe në raste të tjera të kenë të pamundur ndërhyrjen në qytetin e Shkodrës. Shefi i sektorit të ndërhyrjes në shërbimin për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi në Shkodër, Bashkim Ramaj ka ngritur alarmin sa i takon këtij problemi i cili vazhdon të ndodh rëndomt në rrugët e qytetit.

Telefonatat e rreme mbeten edhe ato gjithashtu një problem shqetësues për shërbimin e ndërhyrjes në MZSH.

Sipas shefit të sektorit të ndërhyrjes Ramaj ka ardhur koha që qytetarët të ndërgjegjësohen në lidhje me këtë problematikë ndaj ka dhe një apel.

Kjo gjë është kthyer në një nga shqetësimet kryesore me të cilin përballen prej vitesh efektivët e shërbimit zjarrëfikës në Shkodër por që deri më tani nuk janë marrë masa për zgjidhjen e këtij problemi.