Ndërsa disa prej rrugëve kryesore në Shkodër janë kthyer në kantier ndërtimi, shumë të tjera në mes të Shkodrës dhe lagjeve periferike janë lënë në harresë nga pushteti vendor.Këto janë disa nga pamjet e rrugës në afërsi të varrezave të dëshmorëve jo më shumë se 2 km larg qendrës së qytetit.

Situatë kjo e përsëritur vit pas viti dhe që nuk po gjen zgjidhje pavarësisht shqetësimit të ngritur nga ana e qytetarëve. Gropat e mëdha të cilat mbushën me ujë sa herë që bie shi, e bëjnë thuajse të pamundur kalimin nga mjetet motorike.

Amortizimi i saj vështirëson së tepërmi kalimin e banorëve në këtë rrugë, ndërsa automjetet në shumë raste janë amortizuar për shkak të gropave që janë të hapura në të gjithë gjatësinë e këtij segmenti rrugor.

Pamjet nuk kanë nevojë për shumë koment, e jo më të mendosh vuajtjen që kalojnë banorët sa herë përshkojnë këtë rrugë.Mbetet vetëm të shpresohet që institucionit përgjegjës ti bie në sy kjo gjendje , në mënyrë që të vihet në lëvizje për të ndërmarrë masa për të zgjidhur situatën.

Si e tillë banorët e zonës kanë pak shpresa që ajo të mund të futet ndonjëherë në projektet e bashkisë për rehabilitim. Por për ata që i duhet ta kalojnë çdo ditë këtë rrugë është problem