
Nisma e ndërmarrë nga Instituti për Demokraci prej afro një muaji në Shqipëri për Dekomunistizim dhe Drejtësi është prezantuar përpara disa të rinjve në qendrën rinore Arka në Shkodër. Të rinjtë, shprehet Jonila Godole drejtuese e Institutit patën mundësi të njihen me historinë e dy familjeve shkodrane dhe korçare se si u persekutuan gjatë regjimit monist.
Gjashtë pikat e vendosura në peticion për dekomunistizimin do të dërgohen si kërkesa në Parlament në mënyrë që te kemi një ligj të ri që dënon krimet e komunizmit por edhe të tjera.
Godole thotë se ky ligj për dekomunistizimin sot pas 30 vitesh është mëse i nevojshëm.
Shkodra, një prej qyteteve më të persekutuara gjatë sistemit monist, është një bazë e rëndësishme që shërben për ngritjen e shumë argumenteve se përse është i domosdoshëm ligji për dekomunistizimin.